Koha nuk pret. Shtetet e Bashkimit Evropian duan që të hënën të konsultohen për reagimet, pyetjet e hapura dhe rezervat e mundshme për marrëveshjen tregtare të BREXIT-it të arritur mes bllokut dhe Britanisë së Madhe.
Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës gjermane. Ambasadorët pas kësaj miratuan një letër për Parlamentin Evropian, ku bëjnë të ditur synimin e tyre për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 janar.
“Ky dokument i ndërmjetëm ofron kohë për “shqyrtim të rregullt dhe të plotë demokratik të draftit të marrëveshjes nga Parlamenti Evropian”, është shprehur një diplomat evropian.
Sepse PE-ja ka bërë të ditur, se nuk mjafton koha për një ratifikim të rregullt deri në fund të vitit.
Marrëveshja e negociuar nga Barnier dhe Komisioni Evropian do të verifikohet tani nga kryeqytetet evropiane. Takimi tjetër i ambasadorëve të BE është planifikuar të hënën, për të diskutuar reagimet e mundshme apo rezervat ndaj marrëveshjes. Më pas ambasadorët i hapin rrugë një procedure me shkrim që hap rrugën për nënshkrimin e saj.
Edhe nga pala britanike ka filluar procesi i miratimit. Më 30 dhjetor në një seancë të posaçme do të mblidhet parlamenti britanik për këtë çështje. Partia opozitare laburiste ka bërë të ditur ndërkohë, se do ta miratojë marrëveshjen. Me këtë edhe disa kundërshtarë të marrëveshjes brenda kampit konservator qeveritar nuk do ta pengonin miratimin e saj.
Përfaqësues të ekonomisë e kanë përshëndetur marrëveshjen. Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Londër, AHK ka bërë fjalë për “një psherëtimë lehtësimi”.
Edhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Industrisë, Joachim Lang theksoi se, “marrëveshja është më mirë se mosarritja e një marrëveshjeje”.
Në të njëjtën kohë ai theksoi, se ky pakt do të thotë më shumë burokraci dhe formalitete të panevojshme kufitare. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur