LAJMI I FUNDIT:

Mesjava me ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

Mesjava me ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Prince Caffe Superligë. Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadra që janë përballur shumë në vitet e fundit, madje në finale të Play-off-it dhe Superkupës.

Bardhekaltrit hyjnë në këtë përballje pas fitores ndaj Trepçës, ndërsa Vreshtarët pas fitores ndaj Pejës. Prishtinasit kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse Vreshtarët shtatë fitore dhe dy humbje.

Golden Eagle Ylli pas dy humbjeve radhazi, me trajnerin e ri, turkun Fatih Emre Gezer, synon tu rikthehet fitoreve, ku do të përballet me Trepçën, që ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e pesë humbje.


Sfidë interesante shihet ajo ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit. Pejanët kanë shtatë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore dhe tri humbje, andaj pritet të jetë një përballje shumë interesante në ‘Karagaçi’.

Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin, ku të dy skuadrat hyjnë për fitore. Kuqezinjtë që janë rikthyer në Superligë, kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore dhe pesë humbje.

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 10

E mërkurë

15:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

15:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

E enjte

15:00 Peja – Ponte Prizreni

15:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori