LAJMI I FUNDIT:

Milani vazhdon me fitore, triumfon ndaj Sassuolos

Milani vazhdon me fitore, triumfon ndaj Sassuolos
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A duke regjistruar triumfin e radhës (2-1) në udhëtim te Sassuolo.

Rossonerët e zhbllokuan rezultatin porsa filloi ndeshja duke e shënuar edhe golin më të shpejtë në Serie A.


Rafael Leao pranoi një asistim nga Hakan Calhanouglu dhe reagoi në mënyrën më të mirë për ta mposhtur me lehtësi portierin kundërshtar.

Të njëjtit futbollistë bashkëpunuan edhe në minutën e nëntë duke arritur ta futin topin në rrjetë, mirëpo gjyqtari e anuloi golin pas shqyrtimit të sistemit VAR për pozitë jashtë lojë.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Mysafirët e dyfishuan epërsinë me golin e Alexis Saelemaekers (26’), i cili realizoi pas asistimit nga Theo Hernandez dhe me avantazh të dyfishtë të Rossonerëve skuadrat shkuan në pushim.

Kur afrohej fundi i takimit (89’), Domenico Berardi e shënoi një gol të bukur për vendasit, por që mbeti vetëm goli i nderit.

Kjo ishte fitorja e nëntë e Milanit që numëron edhe katër barazime dhe kryeson tabelën e Serie A, me një pikë më shumë se rivali i qytetit, Inter.

Sassuolo numëron 23 pikë dhe qëndron në pozitën e gjashtë në renditjen tabelare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori