LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron protesta

Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron protesta
Foto: Arkiv

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre lidhur me Udhëzimet Administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Në njoftimin për media thuhet se Shoqata e Naftëtarëve tash e disa kohë shpreh pakënaqësitë e tyre lidhur me këto Udhëzime Administrative që sipas tyre janë masa rënduese për kompanitë që i përkasin sektorit të naftës në Kosovë.


“Duke mos parë asnjë rezultat nga takimi i fundit me Kryeministrin dhe institucionet tjera atëherëë Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës me shkresën e fundit i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi dhe Ministres së Financave Hykmete Bajrami, që në rast se nuk realizohen kërkesat e shoqatës deri më datën 23 dhjetor 2020 atëherë janë të detyruar të ndërmarrin të gjitha masat e lejuara me ligj duke përfshirë edhe protestat”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se është formuar Këshilli protestues brenda shoqatës, në krye me Tahir Zogaj nga kompania Al Petrol-Shell.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës konsideron se këto Udhëzime Administrative të nxjerra nga MTI janë arbitrare dhe të miratuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori