LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i infermierëve në Pulmologji, mungojnë mjekët specialistë

Rritet numri i infermierëve në Pulmologji, mungojnë mjekët specialistë

Numri i pacientëve në Kosovë, që po kërkojnë ndihmë mjekësore nga sëmundja Covid-19, është rritur në dy javët e fundit në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, dhe si rezultat i kësaj është rritur numri i infermierëve, por mungesa e pulmologëve vazhdon të jetë problem kritik.

Pulmologu Besim Morina thotë se menaxhimi i rasteve me Covid-19 në Klinikën e Pulmologjisë është i vështirë për faktin se pacientët që shtrohen në këtë spital janë ende të pa diagnostifikuar.

“Gjendja në Klinikën e Pulmologjisë, natyrisht se është si në të gjitha klinikat tjera Covid është e rëndë pra siç e dimë edhe Klinika e Pulmologjisë së bashku me Klinikën Infektive, së bashku me Klinikën Interne dhe Klinikën e Mjekësisë të Sportit tani janë Klinika Covid dhe merren ekskluzivisht vetëm me infeksionet me Covid, dhe në të gjitha këto klinika është e rëndë gjendja sa i përket menaxhimit të rasteve me Covid. Në pulomologji, ne merremi më shumë me rastet ende të pa diagnostifikuara. I bie se rastet e para që vijnë me probleme raspiratore që dyshohet që janë Covid, që ende nuk janë diagnostifikuara, së pari vijnë në Klinikën e Pulmologjise për t’u shtruar për të marrë oksigjen dhe për t’u trajtuar derisa të konfirmohen me testim që janë pozitiv, kjo bënë që të kemi një fluks të madh të pacienteve që vijnë në klinikën tonë të marrin ndihmën e parë”, tha Morina për Ekonomia Online.


Tutje, pulmologu Morina tha se numri i të shtrirëve në këtë klinikë po variron çdo ditë, por që në dy javët e fundit kanë pasur fluks të pacientave të infektuar me Covid.

“Normalisht me situatën e vendeve të lira është e ndryshueshme në çdo moment, dmth ne nuk mund të themi se kemi shtretër të lirë ose vende të lira pasi gjatë gjithë kohës ndryshon. Po duhet të kemi parasysh një gjë që ne jemi duke punuar në kapacitet gati maksimale, kapacitetet e shtretërve gati janë të mbushura plotësisht, shpesh janë te mbushura plotësisht, po kjo varion lirohen disa, shtrohen disa”, tha ai.

“Jo vetëm këtë javë, por ka më shumë se dy javë që kemi një fluks të shtuar të rasteve me Covid. Trendi i rritjes së pacientëve ka qenë para tre javësh është parë, kurse kemi këto dy javë që kemi pasur një fluks shumë të madh të pacientëve si në shërbimin abullator ku kemi pasë qindra vizita, edhe në pjesën e reparteve ku të gjithë shtretërit kanë qenë të zënë me pacient, trendi nuk e di ende nëse është në rënie, presim të shohim nëse kemi ndonjë efekt të rënies të infektimeve të reja”, shtoi ai.

Më tej, Morina shtoi se gjithmonë janë në mungesë të pulmologëve për shkak të infektimit të stafit, por shtoi se së fundi numri i infermierëve është rritur në këtë klinikë.

“Mungesa e stafit te Klinika e Pulmologjisë ka qenë gjithmonë një çështje që jemi përballur edhe para Covidit, por që më herët nuk kanë qenë aq aktuale sa tani, por tani kur kulmi i pacientëve që kërkojnë shërbime nga pulmologët është rritur, është parë nje disproporcion shumë i madh mes kërkesës për shërbime mjekësore dhe numrit të specialistëve, kështu që ne momentalisht jemi duke funksionuar me 13 pulmologë në klinikën tonë, dhe ne gjatë gjithë kohës këta 13 pulmologë nuk kanë qenë të njëjtën kohë, pra gjatë gjithë kohës kemi parë që kanë qenë të infektuar”.

“…pra do të thotë aktivë gjithmonë kanë qenë 11, 12 sosh, gjithmonë kemi pasë mungesë ekstreme të specialistëve, në të njëjtën kohë është parë një mungesë e madhe të stafit të mesëm.  Tani së fundi është rrit numri i infermierëve me prurjet e reja, por gjithmonë ka mungesë të infermierëve, sepse tash shërbimet për pacientë të rëndë siç janë këta me Covid, kërkojnë numër ma të madh të infermierëve. Tani edhe puna që duhet ta kryejë një infermier në shërbim të pacientit me Covid është dy-tre fish më e madhe sesa puna që e kryen me pacient që ka qenë më herët pa Covid me probleme tjera”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori