LAJMI I FUNDIT:

Bayerni këmbëngul për transferimin e Christian Eriksen

Bayerni këmbëngul për transferimin e Christian Eriksen

Christian Eriksen po i kalon ditët e fundit si futbollit i Interit, pasi në janar pritet largimi i tij nga skuadra italiane.

Mesfushori danez u transferua me shumë bujë te gjiganti italian, por nën urdhrat e trajnerit Conte nuk ka pasur fare hapësira.


Trajneri italian nuk e preferon danezin dhe shpesh herë e aktivizon atë vetëm pas minutës së 80-të.

Gjithsesi lojtari ka vendosur të largohet dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Bundesliga.

Bayern Munich mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, me kampionët në fuqi që janë të gatshëm ta shkëmbejnë kokë më kokë me francezin Corentin Tolisso i cili pëlqehet nga Interi.

Gjithsesi bavarezët duken favorit, por për lojtarin interesim nga Gjermania kanë shprehur edhe Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin.

Largimi i danezit nga Giuzzeppe Meazza është mëse i sigurt dhe interesim për të ka edhe nga Anglia, Franca dhe Spanja.

West Ham United, Arsenal, Newcastle United, Sevilla, Atletico Madrid e Paris Saint Germain janë ekipet tjera që e duan danezin.

Interi nga ana tjetër është gati ta largojë lojtarin, por synon që të fitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/