LAJMI I FUNDIT:

Conte flet për fitoren ndaj Bolognas, lojën e Hakimit e Lukakut si dhe zëvendësimin e Eriksenit

Conte flet për fitoren ndaj Bolognas, lojën e Hakimit e Lukakut si dhe zëvendësimin e Eriksenit

Antonio Conte ka folur për fitoren 3-1 të Interit ndaj Bolognas dhe në theks të veçantë për lojtarë si Achraf Hakimi, Alexis Sanchez, Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen.

Nerazzurrët triumfuan ndaj Bolognas falë dy golave nga mbrojtësi Hakimi dhe një i sulmuesit belg, Lukaku, duke konsoliduar vendin e dytë në Serie A.


“Goli i Bolognës për 2-1 ishte i papritur dhe sigurisht që duhet të bëjmë më mirë, sepse në situata të tjera lëmë lojëra të hapura që kishim dominuar”, ka thënë fillimisht Conte për DAZN.

“Të mos harrojmë se kemi pasur një përvojë të tmerrshme me Bolonjën në korrik, kur humbëm një penallti dhe arritëm të humbim 2-1 ndaj një skuadre me 10 lojtarë. Me këtë në mendje, ishim më të vendosur dhe të përqendruar sot”.

Interi vazhdon me fitore, triumfon ndaj Bolognas dhe i afrohet kreut
Lexo po ashtu Interi vazhdon me fitore, triumfon ndaj Bolognas dhe i afrohet kreut

“Djemtë kanë filluar të mësojnë, nëse nuk mbajmë përqendrim maksimal, rrezikojmë dhe pranojmë gola të shmangshëm”.

Conte ishte ankuar javën e kaluar se Hakimi kishte nevojë të mbrohej më mirë, por siguroi se e gjithë kjo ishte pjesë e procesit.

“Ky djalosh është 20 vjeç dhe kishte vetëm dy sezone në Dortmund, ku ata luajnë një stil shumë më pak taktik të futbollit. Hakimi është duke punuar shumë, ai e ka kuptuar ndryshimin midis lojës në Itali dhe Gjermani, ku kundërshtarët nuk të studiojnë aq shumë, ku nuk i identifikojnë karakteristikat e tua aq saktësisht”.

“Unë mendoj se ai është në ekipin e duhur dhe me trajnerin e duhur për t’u bërë një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Do të kërkojë shumë punë, por unë jam shumë i lumtur, sepse kjo lloj performance do të rrisë besimin e tij, ndërsa gabimet në të kaluarën mund ta kenë dëmtuar besimin e tij në vetvete”.

“Ai ka nevojë për një ekuilibër, do të jetë një proces dhe unë jam i kënaqur që ai mori këtë kënaqësi personale të një dy golëshi”.

Lukaku shënoi përsëri dhe është bërë lideri i vërtetë i skuadrës së Interit, edhe një herë duke provuar se Conte kishte të drejtë të luftojë kaq shumë për nënshkrimin e tij, ndërsa italiani është i kënaqur edhe me Sanchezin.

“Besoj se ai ende mund të bëhet më i fortë. E përshkrova atë si një diamant të përafërt kur mbërriti dhe ndjeva që puna do ta ndihmonte atë të bëhej një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai është në rrugën e duhur, pasi ka gjithçka, fizikun e një qendërsulmuesi, por edhe ritmin dhe fuqinë e një qendërmbrojtësi të Futbollit Amerikan”.

“Ai po bën mirë, ka kuptuar se çfarë duhet bërë, është modest dhe punon për ekipin. Unë jam shumë i lumtur me të”.

“Alexis Sanchez gjithashtu po bën mirë, por duhet të jetë më vendimtar dhe të shënojë edhe disa gola. Le të mos harrojmë se ai ishte praktikisht joaktiv për dy vjet në Manchester United, por ai më lejon të pushoj Lukakun dhe Lautaron”.

Trajneri i Interit nuk kishte si të mos pyetej edhe për raportin me Eriksenin, të cilin e inkuadroi në lojë vetëm në minutat shtesë.

“Raporti im me Christian është i njëjtë si me të gjithë lojtarët e tjerë. Unë kurrë nuk do të lodhem të shpjegoj se ajo që bëj dhe zgjedhjet që bëj janë për të mirën e Interit. Gjëja e fundit që bëj është të shoh fytyrën e lojtarit”.

“Eriksen është duke punuar dhe ai është në dispozicionin tonë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori