LAJMI I FUNDIT:

Seria A përgatit homazhe për Maradonan – Nga një minutë heshtje, deri tek shiritat e zinj në krahë

Seria A përgatit homazhe për Maradonan – Nga një minutë heshtje, deri tek shiritat e zinj në krahë

Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris ka thënë që stadiumi San Paolo do të emërohet ‘Diego Maradona’ javën e ardhshme dhe Seria A përgatit homazhe në minutën e 10-të të javës së nëntë në nder të legjendës argjentinase.

Maradona ndërroi jetë të mërkurën për shkak të një sulmi në zemër dhe Napoli mbajti zi për legjendën e tyre në fitoren në shtëpi kundër HNK Rijeka në Ligën e Evropës mbrëmë.


Stadiumi historik i Napolit tani do të riemërtohet Stadio San Paolo-Maradona dhe kryetari i bashkisë konfirmoi se do të jetë zyrtar javën e ardhshme.

“Javën tjetër, ne do ta vendosim zyrtarisht Stadio San Paolo me emrin e Diego Armando Maradona”, ka thënë ai për Radio Punto Nuovo.

Kryebashkiaku i Napolit: Stadiumi San Paolo do të marrë emrin e Maradonas, populli dhe qyteti e do atë
Lexo po ashtu Kryebashkiaku i Napolit: Stadiumi San Paolo do të marrë emrin e Maradonas, populli dhe qyteti e do atë

Lega Serie A dhe të gjitha klubet do t’i japin nderim Maradonës gjatë javës së nëntë të Serie A dhe njoftuan zyrtarisht një listë të iniciativave:

Ngrohja: Gjatë ngrohjes së ekipeve, videoja e famshme e Maradonës e vitit 1989 do të transmetohet në ekranet e mëdha të stadiumeve, në muzikën e ‘Live is Life’.

Shirita të zinj: Të gjithë lojtarët do të dalin në fushë me një shirit të zi në krahun e majtë.

Një minutë heshtje: Një minutë heshtje do të kryhet para fillimit në çdo ndeshje, me lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes të rreshtuar rreth rrethit të mesfushës.

Gjatë minutës së heshtjes, një imazh i Maradonës do të projektohet në ekranet e mëdha dhe aty ku zakonisht ndodhet logoja e Serisë A TIM, mesazhi ‘Ciao Diego’ do të projektohet.

Përkujtim në minutën e 10-të: Në minutën e 10-të të çdo ndeshje të javës së nëntë në Serie A, imazhi i Diego Armando Maradonas do të projektohet përsëri në ekranet gjigante të stadiumit, për një nderim përfundimtar që do të zgjasë një minutë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori