LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë

Hoti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar se është arritur marrëveshje mirëkuptimi në mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë serb.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto informata janë të pavërteta.


“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.
Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.

Kosova dhe Serbia me marrëveshje për pezullimin e vizitave
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia me marrëveshje për pezullimin e vizitave

Ndryshe mbrëmë është raportuar se javën e kaluar Kosova dhe Serbia kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano kishte konfirmuar se është arritur një pajtim i mirëbesimit, por nuk ka saktësuar për çfarë palët kanë rënë dakord. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori