LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë në QKUK, rasti në hetim

Vdekje e dyshimtë në QKUK, rasti në hetim
Foto: Ilustrim

Një femër më 22 nëntor është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila më pas ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:15, në QKUK-Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.


“Viktima femër kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/