LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

KEDS ka njoftuar se pas një pune intenzive dhe një dite të gjatë angazhimi, ekipet e KEDS dhe ato të KOSTT kanë arritur ta sanojnë me sukses prishjen në Nënstacionin 110/10 kV, duke kthyer kështu furnizimin me energji elektrike për konsumatorët.

KEDS vlerëson lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e punëtorëve tanë, të cilët u dolën në mbështetje ekipeve të KOSTT dhe falenderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin e treguar!, thuhet në njoftim.


Qytetarët e lagjeve Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë, ksnë mbetur sot për disa orë pa furnizim me energji elektrike, për shkak të kabllove të dëmtuara në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2. /Telegrafi/