Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në Evropë për këtë tregues, referuar të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Të dhënat për Shqipërinë, që i takojnë vitit 2020, tregojnë se, numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 në vitin 2020, niveli më i ulët në rang europian dhe në rajon. Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të mjekëve për banorë e ka Turqia me 20.4 doktorë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 doktorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 doktorë për 10 mijë banorë.
Në anën tjetër, Greqia kryeson listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 doktorë për 20 mijë banorë e ndjekur nga Portugalia me 56,2 mjekë për 10 mijë banorë, Austria me 53.5 mjekë, Norvegjia me 50.9 mjekë për 10 mijë banorë.
Vendet e zhvilluara të Evropës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë. Madje edhe Moldavia që është një ndër vendet më të varfra të Evropës ka 40.6 mjekë për 10 mijë banorë.
Në rajon, numrin më të lartë të mjekëve për banorë e ka Serbia me 36.7 për 10 mijë banorë.
Në vitin 1990, Shqipëria kishte 13.7 mjekë për 10 mijë banorë, por treguesi u përkeqësua deri në vitin 2016 kur numëroheshin 12.3 mjekë për 10 mijë banorë, si rrjedhojë e emigrimit të lartë në këtë profesion dhe investimeve të dobëta publike në shëndetësi.
Në vitin 2018 treguesi shënoi rritje në 21.5 mjekë për banorë si pasojë e zbatimit të një plani për shtimin e organikës ne entet publike te shëndetësisë dhe nga ana tjetër rënia e popullsisë ka favorizuar përmirësimin e raportit.
Mirëpo emigracioni i fortë në këtë grup, sidomos drejt Gjermanisë, e përkeqësoi sërish treguesin përgjatë 2018-2020, i cili arriti në 18.8 mjekë për 10 mijë banorë.
Ekspertët vendas të statistikave të shëndetit pohojnë se vitet e fundit për shkak se popullsia banuese në vend është më e ulët se popullsia zyrtare që raporton INSTAT, të gjitha prevalencat për sëmundjet, duke përfshirë dhe mjekët për banorë janë të pasakta.
Ata pohojnë se, të dhënat e censit nuk duhen vonuar pasi shifra e pasaktë e popullsisë po behët shkak për deformimin e politikave shëndetësorë dhe shpërndarjen e financimeve në sektor.
Gjatë pandemisë Covid-19, Shqipëria u përball me vdekje shtesë ndër më të lartat në Evropë, teksa barra e sëmundjeve në rritje për shkak të plakjes së popullsie sugjeron më shumë investime në këtë sektor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë