LAJMI I FUNDIT:

Qeveria synon të fuqizojë zhvillimin e ndërmarrësisë në vend

Qeveria synon të fuqizojë zhvillimin e ndërmarrësisë në vend

Në vazhdën e aktiviteteve të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosova (ICK) organizuan një forum virtual rreth formësimit të politikave shtetërore për nxitjen e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri.

Duke folur për përfshirjen e ndërmarrësisë brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Zëvendëskryeministri Tahiri theksoi se brenda buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm fokus i veçantë do t’i jepet nxitjes dhe fuqizimit të ndërmarrësisë përmes krijimit të lehtësirave për implementimin e ideve inovative.

“Qeveria duke e pasur këtë bosht, apo këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së vendit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit e ka një plan të caktuar, mirëpo në anën tjetër edhe me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike janë disa veprime të politikave që do të ndihmojnë, stimulojnë dhe subvencionojnë idetë inovative tek ndërmarrësia në Kosovë” tha zëvendëskryeministri Tahiri.


Ndërsa, duke u ndërlidhur me ndryshimet e implementuara për t’u përshtatur me pandeminë COVID-19, Zëvendëskryeministri foli mbi Ligjin për Nënshkrime Elektronike, i cili mundëson kryerjen e një game të madhe të shërbimeve pa prezencë fizike, të cilën ai e cilësoi si lehtësim për qytetarët, që rrjedhimisht mund të ndikojë në stimulimin e inovacionit, krijimin e vendeve te punës dhe zhvillimin ekonomik. Tutje, Tahiri ndau me pjesëmarrësit se brenda Qeverisë ekziston Programi për Zvogëlimin e Barrës Administrative që do të funksionoj në afat kohor për tetë vite, me qëllimin e intervenimit të menjëhershëm për zvogëlimin apo eliminimin e plotë të barrierave administrative që pengojnë zhvillimin e sektorit privat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori