LAJMI I FUNDIT:

Shala: Marrëveshja e Uashingtonit është në të mirë të zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve

Shala: Marrëveshja e Uashingtonit është në të mirë të zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se marrëveshjen e arritur në Uashington e shohin si një mundësi të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshje, e cila tha se pastaj duhet të pasohet me marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.


Ai tha se pikat e marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të trajtohen si të veçanta, për çka tha se në pikën ku flitet për të zhdukurit, të dy palët zotohen që të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.

“Besoj që kjo marrëveshje në Uashington dhe garantimi i SHBA-së për zbatimin e kësaj pike besoj që është mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës, është në të mirë të zgjidhjes së kësaj çështje jashtëzakonisht të ndjeshme për të gjithë neve. Ne jemi të bindur që edhe me ndihmën e SHBA-ve, po edhe të shteteve tjera do të arrijmë sa më shpejtë ta zgjidhim edhe këtë çështje… Unë kërkoj nga të gjithë ju që është momenti i fundit që gjithë Kosova, të gjitha subjektet politike të flasim me një zë dhe të jemi me një qëndrim për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështje”, tha ai. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori