LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Ekonomia e Kosovës për këtë vit pritet të shënoj një rënie prej 7.2 për qind

Mehmeti: Ekonomia e Kosovës për këtë vit pritet të shënoj një rënie prej 7.2 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se, ekonomia e vendit për këtë vit pritet të shënoj një rënie prej 7.2 për qind.

Mehmeti gjatë një konference për medie, së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se, zbatimi Pakos së Rimëkëmbjes është mëse e nevojshme për të tejkaluar këtë gjendje.


“Sistemi bankar vazhdon të mbetet likuid dhe i qendrueshëm. Bankat vazhdojnë të kreditojnë, kështu që në muajin gusht vlera ka arritur në 3.2 miliardë euro. Sipas parashikimeve tona, ekonomia e Kosovës për këtë vit pritet të shënoj një rënie prej 7.2 për qind, kjo vjen si rezutat i masave ndaj pandemisë COVID-19. Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike është mëse e nevojshme për të tejkaluar këtë gjendje”, tha Mehmeti.

Ai ka shtuar se, Banka Qendrore Evropiane ka bendosur një linjë të financimit për BQK-në, në vlerë prej 100 milion euro dhe është në dispozicion të ofroj likuiditet.

Kurse, kryeministri Hoti tha se, kanë biseduar me guvernatorin Mehmeti për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

“Unë besoj se bashkërëndimi i aktiviteteve me BQK-në ka ndihmuar në tejkalimin e gjendjes, që i ka mundësuar 77 mijë kërkesave për shtyrje të kredive. Ku 60 për qind e kredive janë shtyer apo riprogramuar. Ne biseduam në detaje për marrjen e masave të reja që nga janari 2021. Ne e mbështesim ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë me 5 për qind të PBB-së pra në vlerë 365 milionë euro. Po ashtu edhe një shumë prej 182 milionë euro për vitin 2021”, tha Hoti.

Në fund, ai tha se, Kosova po e përmbyll një vit me stabilitet financiar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori