LAJMI I FUNDIT:

Dramë në Prizren, triumfojnë Vreshtarët

Dramë në Prizren, triumfojnë Vreshtarët

Rahoveci ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 87:89 (13:23, 22:26, 25:23, 27:17), në kuadër të javës së pestë të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me shifrat 13:23, për të treguar se në Prizren kanë udhëtuar vetëm për fitore. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, megjithatë, Vreshtarët ishin paksa më të mirë, duke ruajtur epërsinë që kishin dhe e fituan këtë pjesë 22:26, për të shkuar në pushim me rezultat 35:49.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë interesante, ku Rahoveci kishte epërsi deri në 19 pikë, por këtë pjesë e fitojnë vendasit 25:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 60:72.


10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike, ku vendasit ngushtojnë shifrat në 80:85 me pesë pikë radhazi të Musab Mala dhe më pas afrojnë shifrat edhe në 87:88, megjithatë nuk arritën përmbysjen e madhe, duke pësuar 87:89, kurse në sekondën e fundit Ujkan Karanezi nuk ishte i saktë për tri pikë.

Nikola Vukçeviq ishte më i dalluari te Bashkimi me 32 pikë, kurse te Rahoveci u dalluan treshja Isaiah Traylor me 28 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, Alban Veseli me 27 pikë e 7 kërcime dhe Marvin Jones me 19 pikë. Bashkimi ka një fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci tri fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori