LAJMI I FUNDIT:

Në intervistë për Telegrafin, Ismet Munishi tregon për synimet e Ballkanit në edicionin 2020/21

Ismet Munishi është deklaruar për formën e mrekullueshme në të cilën po kalon Ballkani në këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Munishi është duke zhvilluar lojë atraktive dhe njëkohësisht shumë sulmuese, ku është ekipi që ka shënuar 31 gola në 11 ndeshje.

Në një intervistë për Telegrafi.com, trajneri i skuadrës nga Theranda ka treguar për pritshmëritë e tij dhe të stafit për këtë sezon.


“Kemi startuar shumë mirë dhe kemi bërë ndeshje të mira. Kemi treguar efikasite. Jam shumë i kënaqur me punën e lojtarëve, mirëpo edhe Drita ka treguar seriozitet”, ka thënë fillimisht Munishi në intervistën e realizuar me gazetarin Betim Zeqiri.

“Deri këtu jemi ne dhe Drita që kemi treguar seriozitet, por nuk duhet përjashtuar as Gjilanin dhe Prishtinën që kanë një kontingjent të gjerë të lojtarëve”.

“Synimi i Ballkanit është që të dalim në Evropë dhe në edicionin e kaluar kemi kaluar pritshmëritë tona, pasi për një pikë nuk jemi shpallur kampion dhe kemi humbur në finale të Kupës së Kosovës, duke mos arritur të dalim në Evropë, mirëpo ishte një edicion fantastik”, ka shtuar më tej strategu i Ballkanit.

Ballkani është skuadra liderë në Superligën e Kosovës pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, ku ka arkëtuar 26 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Drita. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori