LAJMI I FUNDIT:

Hoti i përgjigjet Selimit: Nuk i komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, në Qeveri nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe

Hoti i përgjigjet Selimit: Nuk i komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, në Qeveri nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi i cili kërkoi që të pezullohet dialogu me Serbinë dhe se duhet të kërkohet transparencë nga Dhomat e Specializuara.

Hoti në mbyllje të mbledhjes ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të komentojë vendimet e organeve të drejtësisë dhe se ministri i Drejtësisë duhet ta dijë më së miri këtë çështje.

Hoti po ashtu theksoi se Kushtetuta e vendit është e qartë edhe për situatën kur vendi është pa president.


“Duhet të respektojmë të gjithë parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë. E në veçanti besoj që ministri i Drejtësisë e ka të qartë më mirë se ne këtë çështje. Ne nuk ndërhyjmë edhe nuk komentojmë vendimet e organeve të Drejtësisë. Me lejoni të ju them qartë, drejt dhe hapur që në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe. Bazën ligjore e kemi të qartë si të sillemi për t’i ndihmuar ligjërisht personat që janë përfshirë në këtë situatë. Kushtetuta është e qartë si procedohet më tutje në situatën kur vendi nuk ka President. Puna e Qeverisë, dhe secili prej juve duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar për shkak të situatës së rënduar”, tha Hoti.

Pas aktakuzave të konfirmuara tashmë për ish-presidenti, Hashim Thaçin, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veselin e Jakup Krasniqi, dhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin është mbledhur Qeveria e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë Selimi kërkon të ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë
Lexo po ashtu Ministri i Drejtësisë Selimi kërkon të ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë

Në këtë mbledhje ministrat e Qeverisë Hoti folën për këto aktakuza të Speciales.

Nga aty ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se vendi po kalon në periudhë të vështirë dhe ngritja e aktakuzave është goditje për popullin.

“Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbledhjen e Qeverisë.

Ai tha se duhet ndërprerë të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë.

“Duhet më shumë transparencë nga Dhomat e Specializuara për tërë procesin që po kalojnë ish- ushtarët e UÇK-së. Të gjithë jemi për drejtësi dhe asaj nuk i ikë askush”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori