Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Një nxënëse me autizëm në klasën e tretë në Shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet, ka muaj që shpeshherë klasën po e gjen thuajse bosh.
Kjo ngase prindërit e bashkëmoshatarëve të saj, sipas burimeve të Dukagjinit, kanë bojkotuar mësimin në vazhdimësi duke kërkuar që ky fëmijë me autizëm të largohet nga klasa.
Për këtë, Këshilli i Prindërve ka mbajtur një takim sot pasdite, por pretendimet i ka mohuar kryetari i tyre.
“Së pari, nuk ka qenë kërkesë për largim. Ne patëm takim me prindërit e asaj klase, deklaruan se nuk kanë kërkesë për largimin e fëmijës. Ankesa kanë pasur për disa shqetësime, i orientuam tek shkolla. Jo, s’është e vërtetë se ka pasur bojkotim, shqetësimet e prindërve do të shkojnë në Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Këshillin Drejtues”, ka thënë Bujar Pervetica, kryetar i Këshillit të Prindërve.
I njëzëri mbi shqetësimet ka qenë edhe drejtori i shkollës.
“Shkolla “Pavarësia” në vizionin e saj ka parimin e gjithëpërfshirjes, që nënkupton se në këtë institucion trajtohen me respekt të thellë të gjithë nxënësit. Kurrsesi nuk vjen në shprehje që shkolla të largojë nxënës të tillë. Komentet tjera nuk do të doja t’i diskutoja”, ka thënë Halil Brahaj, drejtori i SHFMU “Pavarësia”.
Televizioni ka kontaktuar edhe me nënën e nxënëses por ajo nuk ka dashur të deklarohet deri në marrjen e një vendimi por ka konfirmuar për Dukagjinin se ka kohë që prindërit e fëmijëve të tjerë në klasë kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.
Autizmi nuk është as sëmundje por çrregullim zhvillimor ndërkaq me ligj në Kosovë, por edhe me Konventën Ndërkombëtare arsimimi është i garantuar për të gjithë fëmijët pa dallim.
Një rast i tillë kishte ndodhur vite më parë në Maqedoninë Veriore kur prindërit bojkotuan mësimin për të kërkuar që një fëmijë me sindromën Down të përjashtohet nga klasa e që u bë lajm ndërkombëtar. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore