LAJMI I FUNDIT:

Hajvali, policia gjen armë e fishekë në çantën dhe veturën e të dyshuarit

Hajvali, policia gjen armë e fishekë në çantën dhe veturën e të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një karikator me tetë fishekë, ndërsa gjatë kontrollit të veturës së tij gjetur edhe një armë me një karikator.

Rasti ka ndodhur dje në Hajvali dhe është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/