LAJMI I FUNDIT:

Manchester City fiton me shumë mund ndaj Sheffieldit

Manchester City fiton me shumë mund ndaj Sheffieldit

Manchester City  e ka mposhtur Sheffield Unitedin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Citizens e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke krijuar disa shanse të mira shënimi, mirëpo që nuk arritën të konkretizonin ato.

Momenti më kryesor i takimit erdhi në minutën e 28-të kur Kyle Walker pranoi një asistim nga Kevin de Bruyne për të shënuar për 1-0.


Pjesa e parë mbaroi me këtë gol të vetëm, derisa në të dytën ishte një ritëm edhe më i lartë.

Sheffield United tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo që presioni i Cityt vazhdoi të rritej edhe më tej.

Riyad Mahrez shpërdoroi një shans të mirë nga gjuajtja e lirë në minutën e 58-të, derisa edhe pritja nga Aaron Ramsadale ishte fantastike.

Më pas, City krijoi edhe disa shanse me anë të Joao Cancelos, që harkoi në zonë, mirëpo askush nuk ishte aty t’i përgjigje harkimeve të tij.

Pas javës së shtatë, Manchestr City gjendet në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa në xhiron e tetë do të ketë punë me Liverpoolin. /Telegrafi/

https://twitter.com/NM_sport/status/1322533648021835778

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori