Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku u miratua Projektbuxheti për vitin 2021 tha se vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19.
Bajrami tha se gjatë kësaj periudhe ekonomia është goditur fort.
“Ekonomia është e vogël, buxheti është fragjil dhe jemi të varur edhe nga financimet e jashtme dhe të brendshme në mënyrë që t’i adresojmë kërkesat pasi nevojat kanë qenë më të mëdha”, tha ministrja, raporton Telegrafi.com.
Sipas saj, gjatë kësaj periudhe pesë mujore kanë arritur të rishikojnë buxhetin, mobilizojnë Fondin për rimëkëmbje ekonomike, të bëjnë Ligjin për rimëkëmbje dhe të fillojnë me ekzekutimin e masave.
“Deri më tani janë ekzekutuar 245 milionë euro dhe prej atij fondi prej 365 milionë presim vetëm Ligji të kalojë dhe të mobilizojmë edhe 100 milionëshin tjetër”, tha ministrja.
Ajo më tej bëri të ditur se gjatë kësaj kohe është rishikuar edhe korniza afatmesme e shpenzimeve dhe është hartuar Projektbuxheti për vitin 2021.
“Është kohë sfiduese për të bërë parashikime të sakta meqenëse situata është e vështirë për t’u parashikuar në kohë pandemie, jo vetëm për Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës, por edhe për institucionet financiare ndërkombëtare”, tha Bajrami, raporton Telegrafi.
Ajo bëri të ditur se janë në prag të hyrjes në një program me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një program ky dyvjeçarë që do të adresojë dy sfida kryesore, reformën substanciale për skemat pensionale të Kosovës dhe strategjinë për menaxhimin e borxhit publik meqenëse siç tha ajo në këtë kohë kanë qenë të detyruar të hyjnë në hua.
Ministrja e Financave tha më tej se sipas parashikimeve shpenzimet për vitin 2021 do të jenë 2 miliardë e 412 milionë euro, shpenzimet për paga do të jenë 625 milionë, mallra dhe shërbimet do të jetë si në vitin 2019, investimet kapitale do të jenë 613 milionë, subvencione dhe transfere 643 milionë dhe sipas saj me të gjitha këto deficiti buxhetor për vitin 2019 pritet të jetë 4.2 %.
“Sipas parashikimeve pandemia do të tkurrë ekonominë e vendit për 6.7 %”, bëri të ditur Bajrami.
Ajo bëri thirrje që të respektohen masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Bëj thirrje që të respektohen masat nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja në mënyrë që të mos rrëshqasim edhe një mbyllje të dytë se do të ishte fatale”, tha ministrja Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'