LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i katedrales dhe babai i dy vajzave, viktimë e sulmit në Nice – Vincent kishte hapur dyert e objektit dhe gjysmë ore më vonë u ther

Punonjësi i katedrales dhe babai i dy vajzave, viktimë e sulmit në Nice – Vincent kishte hapur dyert e objektit dhe gjysmë ore më vonë u ther

Autoritetet franceze kanë zbuluar më shumë detaje për viktimat e sulmit në qytetin Nice. Njëri nga tre të vrarët në katedralen Notre Dame ka qenë Vincent Loques, 55-vjeç, që kishte punuar në katedrale.

Shumë që e kishin njohur kanë thënë se ka qenë shumë simpatik dhe punëtor shumë i madh. Pas vetes ai ka lënë dy vajza, e si punëtor i katedrales ishte nga viti 2010, transmeton Telegrafi.


Si çdo mëngjes, dyert e katedrales i hapte në ora 8:30. Megjithatë ditën e kobshme të enjtes nuk e dinte se vetëm gjysmë ore pasi hapi dyert e katedrales, do të theret për vdekje. Ai mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

“Katedralja ka qenë dhoma e tij e ditës, vazhdimisht ka qëndruar aty. Nuk ka qenë vetëm punonjës, por shumë më shumë. Sulmuesi sipas të gjitha gjasave i është vërsulur nga pas”, ka deklaruar një banor lokal.

Siç raportojnë mediat lokale, Loques më herët kishte punuar në një kompani të familjes, por më vonë kishte hequr dorë pas një tragjedie familjare – duke iu përkushtuar më vonë plotësisht katedrales.

Kujtojmë që sulmuesi ishte futur në objekt dhe ia kishte prerë kokën një gruaje 60-vjeçe dhe më pas i ishte vërsulur Loquesit. Edhe një grua tjetër ishte therur me thikë, por kishte arritur të arratiset nga katedralja – megjithatë nuk i kishte mbijetuar plagëve duke ndërruar jetë disa minuta më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori