Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend.
Deri më tani vetëm takimi me kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn është bërë publik, ku ky i fundit edhe u deklarua për medie pas takimit.
Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se as nuk kanë pasur takim, por as nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidenti.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga Zyra për Informim e Presidencës kanë thënë se temë diskutimi kanë qenë zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe zhvillimet në vend.
“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës.
Por, për një takim apo diskutim të tillë, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin, se në adresë të kësaj partie nuk ka ardhur asnjë ftesë për këtë takim.
“Nuk ka pasur as takim me z.Kurtin, as takim me ndonjë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”, ka thënë Kryeziu.
Ndryshe, pas takimit me Thaçin, Haradinaj ka thënë se takimi me të është mbajtur për t’u koordinuar për temat nacionale.
Haradinaj u shpreh se ftesa nga Thaçi ka qenë për tu konsultuar për zhvillimet në vend, kurse mohoi se kanë biseduar për postin e presidentit.
“Isha në takim me ftesë të presidentit Thaçi për konsullata dhe për zhvillimet në vend. Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë. Një takim që është praktik. Kemi pasur takim kryesisht për zhvillimet në vend politike dhe institucionale. Jo nuk kemi biseduar për postin. Nuk ra kjo temë (për Gjykatë Speciale) dhe nuk më tha se ka diçka të re në këtë drejtim”, tha Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë