LAJMI I FUNDIT:

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Një 32-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e prostitutës shqiptare, Brunilda Sadushi Kovaçi, e cila njihej me emrin Olivia.

Sipas mediave të huaja, Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Roman Briy, i cili pasi e kishte paguar Olivian për marrëdhënie seksuale në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur atë.


Trupi i shqiptares u gjet i braktisur më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

Autori mësohet se do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon edhe tre vite burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

32-vjeçari i njohur si djalë i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat sipas tij i kanë ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.

Shqiptarja Brunilda Sadushi, u vra natën e Krishtlindjeve në Mugins, në afërsi të Kanës në Francë.

Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur mendjen’.

I dyshuari kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të, tha prokurori i çështjes, Fabienne Atzori.

Prokurori tha më tej se i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një kliente të rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori