LAJMI I FUNDIT:

Daku i irrituar me humbjen, por thotë se është në ekipin më të mirë në vend

Daku i irrituar me humbjen, por thotë se është në ekipin më të mirë në vend

Ditën e diel në elitën e futbollit kosovar është zhvilluar njëra nga ndeshjet më të mira në vitet e fundit.

Trepça ’89 ka bërë një rikthim sensacional, ku pasi ishte duke pësuar 0-3 riktheu gjithçka në të mirë të vetën dhe fitoi 4-3 ndeshjen ndaj Ballkanit.

Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Ballkanit që paraprakisht kishte gjastë fitore dhe një barazim nga shtatë ndeshje të zhvilluara.


Top shënuesi i Superligës, Mirlind Daku i cili mbron ngjyrat e Ballkanit ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke shkruar se ai është i irrituar me humbjen, por sipas tij, ai është i lumtur që gjendet te “portokallinjtë”.

“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, ekipi më i mirë në vend! I lumtur për golin tjetër, i irrituar për humbjen, por do të kthehemi mos u shqetësoni”, ka shkruar Daku në “Facebook”.

Trepça ’89 me fitoren e sotme pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë të mbledhura, kurse Ballkani mbetet përsëri lider me 19 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë kujtojmë që Daku mbetet i vetëm në krye të listës së golashënuesve me 15 gola pas tetë ndeshjeve. /Telegrafi/