LAJMI I FUNDIT:

​Tahiri: Lajçaku motivimin për ndryshim të Kushtetutës mund të ketë marrë nga takimi me Kurtin

​Tahiri: Lajçaku motivimin për ndryshim të Kushtetutës mund të ketë marrë nga takimi me Kurtin
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri është shprehur i ashpër me kryeministrin Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare. Ai tha se ky i fundit ka hequr dorë nga njohja reciproke në Uashington me qëllim të vazhdojë negociatat në Bruksel me kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.

Tahiri në interpelancën ku Hoti po raporton për moratoriumin 1 vjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare, tha se kreu i qeverisë në këtë proces është bashkë me liderin opozitar, Albin Kurti.


“Ai udhëtojë për në Washington atëherë kur u sigurua se nuk po nënshkruante marrëveshjen finale që Kosovës i siguronte ulësen në OKB, në vend të saj nënshkruajti një zotim që e pezullojë agjendën tonë ndërkombëtare. Pra, nuk duhet të harrojmë se kryeministri Hoti hoqi dorë pikërisht nga ajo që ishte planifikuar nga Shtëpia e Bardhë, e që ishte pika e 10-të që flitej për njohje reciproke. Hoqi dorë në mënyrë që vazhdonte planin e tij në Bruksel aty ku fatkeqësisht punon me kundërshtarët e pavarësisë së shtetit tonë”, tha ai.

Sipas tij, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak motivimin kryesor për ndryshim të Kushtetutës mund të ketë marrë nga takimi që kishte me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Pra, pavarësisht se sot në interpelancë të kryeministrit Hoti nuk duhet harruar se është pikërisht LVV që i jep mbështetje LDK-së në këtë proces, pra ku Hoti e Kurti në këtë proces janë bashkë. Ne e pamë qartë ashtu siç e panë të gjithë qytetarët e vendit tonë mbështetjen që Kurti i dha mikut të tij Lajçak gjatë vizitës së fundit që e kishte në Prishtinë, madje mund të them se motivimi për ndryshim të Kushtetutës Lajçaku mund ta ketë marrë pikërisht nga takimi që kishte me Albin Kurtin”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori