LAJMI I FUNDIT:

Bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore e gjetur në Poloni shpërtheu pas përpjekjes për ta çmontuar atë – pamje të momentit dramatik

Bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore e gjetur në Poloni shpërtheu pas përpjekjes për ta çmontuar atë – pamje të momentit dramatik

Bomba më e madhe e gjetur ndonjëherë në Poloni që daton nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu nën ujë të martën, derisa zhytësit e marinës u përpoqën ta çmontonin atë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, më shumë se 750 njerëz ishin evakuuar nga zona afër Kanalit Piast jashtë qytetit Swinoujscie ku edhe u gjet bomba Tallboy e përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Britanike (RAF); bomba peshonte gati 5,400 kilogramë përfshirë dhe 2,400 kilogramë eksploziv.


“Objekti tani mund të konsiderohet si i neutralizuar dhe nuk do të paraqesë më kërcënim”, u shpreh Togeri i Dytë, Grzegorz Lewandowski, njëherësh zëdhënësi i Flotiljes së 8-të i Mbrojtjes Bregdetare.

“Të gjithë zhytësit e minave ishin jashtë zonës së rrezikut”, tha mes tjerash ai.

Qyteti i Swinoujscie përmban një terminal të gazit të lëngshëm natyror, mirëpo, një zëdhënës i kryebashkiakut tha se askush nuk u lëndua si dhe nuk pati dëmtime të infrastrukturës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori