LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Slloveni: Ulërima e Challandes, Oblak gëzon tifozët kosovarë me foto, ndihmëstrajnerët vetëm për të pritur topat dhe Aliti që e dërgon topin në oborrin e ministrisë

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Slloveni: Ulërima e Challandes, Oblak gëzon tifozët kosovarë me foto, ndihmëstrajnerët vetëm për të pritur topat dhe Aliti që e dërgon topin në oborrin e ministrisë

Kosova ka vazhduar me humbje, teksa në mbrëmjen e së dielës ka pësuar në Prishtinë nga Sllovenia me rezultat minimal 0-1.

Dardanët luajtën më mirë se në takimin me Maqedoninë, por nuk arritën që të gjenin golin pasi përballë kishin njërin nga portierët më të mirë në botë, Jan Oblak.

Gjatë një ndeshje futbolli ka shumë prapaskena që tifozët nuk mund t’i shohin nga ekranet televizive.


Si pas çdo takimi të Kosovës, Telegrafi sjell për lexuesit e saj prapaskenat e ndeshjeve të Përfaqësueses sonë.

Aliti i bërtet Zhegrovës për ta markuar kundërshtarin

Ishte minuta e pestë e ndeshjes kur erdhi edhe reagimi i parë nga Fidan Aliti. Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti i bërtiti me të madhe Edon Zhegrovës për ta markuar lojtarin me numër 14 te Sllovenia, Jasmin Kurtic. “Edon, 14shin kape se vet është”, ishin fjalët e Alitit që u mirëpritën nga Zhegrova i cili e markoi pastaj lojtarin e Parmës.

Ulërima e Challandes ‘Go,go,go’

Kosova nuk e nisi mirë ndeshjen dhe bënin disa gabime duke mos arritur të dalin në lojën e dytë. Në minutën e nëntë të ndeshjes erdhi reagimi i parë nga trajneri Challandes. Zvicerani tentoi t’i motivonte lojtarët duke bërtitur ‘Go,go,go’.

Aliti me forcë e dërgon topin në oborrin e ministrisë

Në minutën e 37-të ishte një korner për Kosovën, por sllovenët tentuan të dalin në kundërsulm. Në atë moment Aliti ndërpreu aksionin e mysafirëve teksa me forcë largoi topin jashtë vijave anësore. Topi u godit me forcë të madhe nga mbrojtësi i Kosovës dhe përfundoi në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që është në pjesën lindore të stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Paqarada ngrit të gjithë në këmbë me ndërhyrjet e tij

Leart Paqarada ishte titullar për Kosovën dhe bëri një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, si në mbrojtje ashtu edhe në repartin ofensivë. Por gjëja më e mirë që bëri mbrojtësi i majtë ishte në minutën e parë shtesë, kur pas një gabimi të Alitit, sulmuesi mysafir Lovric doli i vetëm, por në atë moment ndërhyu Leart Paqarada në dy raste duke evituar golin e sigurt për mysafirët. Veprimi fantastik nga Learti ngriti të gjithë në këmbë në Fadil Vokrri, zyrtarët e FFK-së, gazetarët, por edhe futbollistët rezervë të cilët e duartrokitën pa fund Leartin.

Komunikimi i Challandes me ndihmëstrajnerët e tij i barabartë me ZERO

Në gjitha skuadrat ose ekipet Përfaqësueses trajnerët kanë një raport tejet të ngushtë me ndihmësit e tij. Por kështu nuk ndodh edhe te Kosova. Trajneri zviceran Bernard Challandes nuk ka aspak komunikim me ndihmësit e tij gjatë ndeshjes. Zvicerani shihet gjithmonë i vetëm dhe nuk komunikon fare me ndihmësit Muharrem Sahitin dhe Genc Hoxhën. Duket e pabesueshme që një gjë e tillë të ndodh që mos të kenë kontakt ndihmësit me trajnerin, i cili ditën e djeshme përkundër se po humbte zëvendësimin e parë e bëri 12 minuta para fundit të ndeshjes. Gjithsesi urojmë që trajnerit të fillojë komunikimin me ndihmësit e tij, pasi ata janë aty për ta ndihmuar trajnerin e jo për të pritur topat kur dalin jashtë vijave anësore.

Ujkani si kapiten i vërtet, nuk ulet gjatë 90 mintuave

Samir Ujkani ka qëndruar në këmbë gjatë 90 minutave në sfidën Kosovë – Slloveni. Kapiteni ka motivuar gjatë gjithë kohës bashkëlojtarët e tij, duke qenë më aktiv se trajneri Challandes edhe pse ishte duke qëndruar në tribuna. Gjithsesi gjesti i kapiteni Ujkanit është për tu duartrokitur, edhe pse do të ishte shumë mirë që ai të ishte edhe në ndeshje ndaj Maqedonisë pasi në atë takim futbollistët kanë pasur më shumë se gjithçka nevojë për tu motivuar.

Tre futbollistë me emrin e njëjtë në fushë

Ka ndodhur edhe më parë, por ndodhi edhe në ndeshjen e mbrëmshme që tre futbollistë të kenë emrin e njëjtë. Florent Hadergjonaj ishte titullar, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Florent Muslija dhe Florent Hasani. Në minutat e fundit të ndeshjes ishin tre futbollistë me emrin Florent në fushë.

Visar Bekaj me fat, ndërron fanellat me Jan Oblak

Jan Oblak ka qenë ylli kryesor i ndeshjes Kosovë – Slloveni. Pas ndeshjes të gjithë dëshironin fanellën e tij, por fatin e pat portieri i tretë i Kosovës, Visar Bekaj që shkëmbeu fanellat me portierin slloven.

Sllovenët stërvitin edhe pas përfundimit të ndeshjes

Kombëtarja e Sllovenisë mori një fitore të madhe në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 0-1. Por përkundër që fituan takimin, trajneri i mysafirëve Matjaz Kek i urdhëroi lojtarët të stërvitën edhe pas ndeshjes. Gjithsesi ky ishte njëra nga gjërat më interesante, por edhe që tregojnë punën e madhe që Kek po bënë me Kombëtaren sllovene.

Oblak ia plotëson dëshirën tifozëve kosovarë për foto

Pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë kosovarë kishin dalë jashtë rrethojave të stadiumit për t’i parë yjet e Dardanëve dhe ata sllovenë. Natyrisht të kesh afër një portier të kalibrit si Jan Oblak nuk të vije ky rast shpesh dhe tifozët e shfrytëzuan rastin të bënin foto me të. Pas disa thirrjeve, Oblak u afrua me modesti dhe bëri foto me tifozët kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Serie A
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – piketon yllin e Lille si objektiv kryesor

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – piketon yllin e Lille si objektiv kryesor

La Liga
Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Ndërkombëtare
Kalo në kategori