Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka folur për ndërtimin e nënstacionit policor në veri, pretendoi se derisa po shikonin shpronësimin e perimetrit të sigurisë të stacionit policor, kanë parë se pronarë të parcelës figuronin biznesmeni serb i sanksionuari nga SHBA-ja Zvonko Veselinoviqi e biznesmenët kosovarë Bujar Musa e Akan Ismaili (ky i fundit ka qenë edhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe gazetari Berat Buzhala.
E ky i fundit, Berat Buzhala në emisionin “Debat Plus” u shpreh se në platformën E-Kosova vërtetohet se “nuk ka pronë” në veri të Mitrovicës.
“Krejt çka kam në emër timin është në Prishtinë. Në Çabiq kam pronësi bashkësi familjare”, vijoi Buzhala.
“Sot kam angazhuar Besnik Berishën, avokatin tim. Brenda javës do të dorëzohet padia. Nuk është kësi premtimi që thuhet e s’bahet kurrë. Ka me pas padi për Xhelalin”, deklaroi Berat Buzhala pas deklarimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Buzhala u shpreh se ministri Sveçla është “sherr-budallë”, pas deklarimeve të tij.
Gazetari tha se statusi i tij “Rreth gurthyesit dhe jo vetëm”, ka qenë një status si përgjigje ndaj ish-presidentit Haxhim Thaçi.
“Jam shtyrë me ish-presidentin, e jo me Xhelal Sveçlën”.
Buzhala deklaroi se “kurrë nuk ka pasur tokë as në veri por as nuk ka qenë në ortak”.
Ai përmendi edhe disa prej aferave të publikuara për akterët politik, të fundit qoftë atë për rezervat shtetërore por edhe bisedat e Mimoza Kusari-Lilat dhe kryeterroristit, Milan Radoiçiq.
“Kjo temë u përmend nga Gani Geci në 2009. U nis një gurthyes në veri. Bujar Musa dhe Akan Ismaili e kanë themeluar IPKO-n në Kosovë. Aksionar minor tek IPKO. Kur Albright dhe Obrien kanë blerë tokë në veri, pjesën e gurthyesit 2008, 5 % e tokes në veri me ARBK-në kam largu, dhe nuk kam dashur të marrë tokën. Nuk kam kurrë hiq. Në gusht të 2009. As nuk kam dhënë pare as nuk kam marrë. Nuk ka pronë në veri dhe kurrë nuk kam qenë ortak me Veselinoviqin. Kurrë se kam takuar Veselinoviqin”.
“Kjo është tema sikur vrasjet e LDK-së, herë përmendet nga njëra anë herë tjetra. Aktualisht po e përdorë Lëvizja Vetëvendosje. Edhe zgjedhjet e kaluara e kanë përmendur. Janë nga tuten se kanë me iu dalë përgjimet tjera me Milan Radoiçiq. Nuk ka fol Berati me Millanin, ka fol Mimoza. Ka mundësi që dalin edhe biseda të tjera. Kanë folur edhe tema qoftë rryma në veri, ligjin për veteranët, pagën minimale. Berat Buzhala e ka pru temën e rezervave shtetërore. Ka pru temën e Milan Radoiçiqit dhe Mimoza Kusari Lilat. Hekuran Murati ka qenë drejtor i financave në kompani tim”, vijoi Buzhala.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
Ministria e Arsimit del me sqarim pas debatit për doracakun e edukimit seksual
Rama i ulet në gjunjë kryeministres Giorgia Meloni në Samitin për Klimën në Baku
Ish-kryetari i Apelit: Të dyshuarit për sulmin me thikë në Ferizaj t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Narrativa ruse synon ta tregojë Kosovën si shtet të dështuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit