LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet për përballjen me Maqedoninë e Veriut: Janë skuadër e mirë, por nuk e ndërrojmë strategjinë e lojës

Challandes flet për përballjen me Maqedoninë e Veriut: Janë skuadër e mirë, por nuk e ndërrojmë strategjinë e lojës

Bernard Challandes ka folur për përballjen më të rëndësishme në histori të Përfaqësueses së Kosovës përballë Maqedonisë së Veriut.

Trajneri zviceran i Dardanëve e ka lavdëruar kundërshtarin e ditës së enjte, duke thënë se kanë një skuadër të mirë me lojtarë që luajnë në Ligën e Evropës.


“Futbollistët e tyre luajnë në Ligën e Evropës. Pra bëhet fjalë për një Kombëtare shumë të mirë, por besoj se edhe ne kemi një ekip të mirë”, tha Challandes.

Tutje trajneri zviceran tha duke qeshur se Maqedonia luan lojën e njëjtë si të Kosovës, kur Dardanët luajnë mirë.

“Nëse ndalemi dhe flasim për lojën e tyre, duke qeshur mund të themi se Maqedonia e bën lojën e njëjtë me Kosovën kur luan mirë”.

“Ka futbollistë kualitativë, kërkojnë ta kenë posedimin e topit, duan të luajnë në krahë. Pa fije dyshimi mund të them se është ekip mjaft i mirë”.

Challandes i ka shikuar disa ndeshje të kundërshtarit të radhës dhe thotë se i ka studiuar ata.

“Maqedonia e Veriut ka një ekip të mirë, ja kam shikuar ndeshjes. Ka bërë lojë të mirë me Armeninë, e sidomos me Gjeorgjinë”.

Tutje Challandes deklaroi se edhe përkundër mungesave që ka në radhët e veta, nuk do ta ndërrojë filozofinë e lojës.

“Kemi alternativa për t’i zëvendësuar mungesat, edhe pse jo shumë. Por, në sulm nuk kemi alternative të duhur të Muriqit.

“Filozofinë e lojës nuk do ta ndërrojmë edhe nëse nuk luan Vedat Muriqi. Nuk e kemi as Rashicën”, ka deklaruar Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori