LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani thotë se Armenia po i sulmon qytetet, kërcënon me hakmarrje

Azerbajxhani thotë se Armenia po i sulmon qytetet, kërcënon me hakmarrje

Azerbajxhani ka konfirmuar se forcat armene kishin qëlluar me raketa në qytetin e saj të dytë Ganja, duke vrarë një civil dhe ka plagosur katër të tjerë gjersa kërcënoi të hakmerrej.

Zhvillimet shënuan një përshkallëzim të luftës në Kaukazin e Jugut që shpërtheu një javë më parë, raporton reuters.


Deri më tani, lufta kryesore ka qenë midis Azerbajxhanit dhe Nagorni-Karabakut, një enklavë etnike armene brenda Azerbajxhanit, por tani po kërcënon të përhapet në një luftë të drejtpërdrejtë me vetë Armeninë, transmeton Telegrafi.

“Azerbajxhani do të shkatërrojë objektivat ushtarakë direkt brenda Armenisë nga të cilat po ndodhin bombardimet e qendrave azere”, tha ndihmësi presidenti, Hikmet Hajiyev.

Ai tha se kishte gjithashtu viktima civile në një rajon tjetër të Azerbajxhanit, Beylagan, i cili kufizohet me Nagorni-Karabakun.

Ndryshe, konflikti kërcënon të zvarritë fuqitë e tjera rajonale pasi Azerbajxhani mbështetet nga Turqia, ndërsa Armenia ka një pakt mbrojtje me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori