LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Policia dhe Prokuroria e Kosovës nuk kanë dashur të merren me dosjet e dërguara në OVL të UÇK-së

Gashi: Policia dhe Prokuroria e Kosovës nuk kanë dashur të merren me dosjet e dërguara në OVL të UÇK-së
Avokati Tomë Gashi/ Foto: Ridvan Slivova

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomë Gashi gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se në bazë të informatave të tij, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit nuk kanë dashur të merren me çështjen e dosjeve të dërguara në OVL të UÇK-së.

Sipas tij, Policia dhe Prokuroria nuk kanë pasur rol në këtë çështje sepse po të kishin siç tha ai do të ishte skandali i përmasave më të mëdha të implikimit të tyre në këto dokumentacione.

“Sa kam informata, herën e  parë kur janë sjell këto dosje në OVL të UÇK-së, Policia dhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk kanë dashur të merren me këtë çështje. E kjo më së miri vërtetohet dhe nga një falënderim që është bërë dhe nga ambasadat e shteteve që janë në Kosovë. Këto ishin çështjet e Gjykatës Speciale dhe dokumentet iu dhanë hetuesve që erdhën në OVL të UÇK-së. Polica e Kosovës nuk ka pasur kurrfarë roli, dhe nëse do të ndodhte kështu do të ishte skandali i përmasave më të mëdha të implikimit të policisë apo Prokurorisë së Kosovës, në dokumentacione që ata i quajnë sensitive të Gjykatës Speciale”, u shpreh ai.


Intervistë me avokatin Tomë Gashi/ Foto: Ridvan Slivova

Gashi po ashtu tha se si avokat i tyre i ka këshilluar që në asnjë variant mos të publikohen emrat e dëshmitarëve të shkruara, në materialet e dërguara në këtë organizatë.

“Si avokat i OVL së UÇK-së gjithmonë i kam këshilluar që në asnjë variant mos të publikohen emrat e dëshmitarëve. Tentimi i frikësimit të publikimit të këtyre materialeve nuk e ka arritur efektin. Ata kanë premtuar se sa herë të vijnë dokumente do t’i publikojnë. Ishte mesazhi i personit të fundit që i solli dokumentet, që në të ardhmen do të sjellë CD dhe jo materiale të shkruara. Ne nuk e dimë se kush i solli ato, pasi personat kanë qenë gjithmonë anonim dhe nuk ka qenë një person, por tre persona të tjerë. Do duhej që Gjykata Speciale të identifikonte në shtëpinë e vet, njerëzit  e vet. Këto dokumente nuk ishin prodhim i OVL së UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Gashi: Gjykata Speciale me arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt tentoi të fsheh skandalin e vet, dosjet rrodhën nga ta
Lexo po ashtu Gashi: Gjykata Speciale me arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt tentoi të fsheh skandalin e vet, dosjet rrodhën nga ta

Avokati Gashi potencoi se nuk e dinë se nga rrodhën materialet të cilat u dërguan në OVL të UÇK-së.

“Prej kujt ka qenë e organizuar ne nuk e dimë, është çështje e Gjykatës Speciale të identifikoj këto persona. Mirëpo ata duhet të gjejnë se nga rrodhën këto materiale nga kjo gjykatë. Ishte diçka që nuk mund të parandalohej. Kjo nuk ka ardhur rastësisht, kjo ka qenë e organizuar”, u shpreh ai.

I pyetur se si e komenton paraqitjen e nënkryetarit të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj në seancën gjyqësore në Hagë, ai tha: “Haradinaj iu ka përmbajtur asaj që gjithmonë iu ka deklaruar. Ai ka thënë shumë herë në mediat e Kosovës, se nuk ndihet i rrezikuar duke deklaruar figurativisht se ‘Edhe 300 vjet burg të ia japin…’. Është ideja e tij, mendësia e tij, se është duke bërë një punë të mirë të publikimit të dokumenteve.  Nuk besoj që ata kanë ndonjë provë për ta shpall fajtor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori