LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Gjykata Speciale me arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt tentoi të fsheh skandalin e vet, dosjet rrodhën nga ta

Gashi: Gjykata Speciale me arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt tentoi të fsheh skandalin e vet, dosjet rrodhën nga ta

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Tomë Gashi në një intervistë për Telegrafin ka folur për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale si dhe materialet e dërguara në OVL të UÇK-së.

Gashi tha se arrestimet e fundit të cilat u bënë nga zyra e Prokurorisë Speciale janë rezultat i votimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.


Sipas tij, Gjykata Speciale me arrestimin e kryetarit të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, ka tentuar të fsheh skandalin e vet, ngase siç tha ai dosjet rrodhën nga ta.

Intervistë me avokatin Tomë Gashi /Foto: Ridvan Slivova

“Kjo është rezultat i asaj që është pritur meqenëse deputetët e Kuvendit të Kosovës, fatkeqësisht votuan Gjykatën Speciale në vitin 2015, dhe është korrë ajo që është mbjell. Kemi  tre pjesëtarë të UÇK-së të cilët janë të arrestuar dhe të cilët janë në Hagë. Gjykata Speciale me arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt kanë tentuar ta fshehin skandalin e vet, ngase dosjet rrodhën prej tyre”, ka thënë ai.

Avokati Gashi theksoi se është e çuditshme se si Gjykata Speciale bazohet me dokumentacione të Prokurorisë për krime të luftës në Serbi, pasi siç tha ai Serbia ishte palë ndërluftuese, e UÇK-ja luftuan në mbrojtje të popullit të vet.

“Ka qenë  e ditur që nëse vijnë dokumentacione të tilla në OVL të UÇK-së, shqiptarët kudo dhe opinioni duhet ta shohin se Gjykata Speciale qenka duke punuar me dokumentacione të Prokurorisë për krime të luftës në Serbi dhe të organeve të tjera të ndjekjes. Është pak e çuditshme se si mund të ndodh kjo, pasi Serbia ishte palë ndërluftuese, e pjesëtarët e UÇK-së luftuan në mbrojtje të popullit të Kosovës, dhe civilëve të saj, dhe të përdoret dokumentacioni i një pale ndërluftuese është çështje e diskriminimit të Gjykatës Speciale”, u shpreh ai.

I pyetur se a ka mandat Gjykata Speciale për arrestimet e Gucatit dhe Haradinajt, avokati Gashi tha: “Mendoj që nuk mandat Gjykata Speciale për rastin e Gucatit dhe Haradinaj. Gjykata Speciale mendon që ka mandat për gjithçka. Nëse ata kanë rënë ndesh me nenet e caktuara të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, atëherë do duhej të përgjigjeshin këtu. Por qëllimi i Gjykatës Speciale është që ta mbulojnë skandalin e vet, ngase ata nuk arrestuan askënd prej të vetëve, nuk arrestuan askënd në gjykatë apo në prokurori, dhe dokumentacioni rrodhi nga ta, dhe nuk u inskenuan në Prishtinë. Mirëpo gjykata ishte e rrezikuar nga vetvetja, dhe me për mbulimin e skandalit të tyre në mënyrë spektakolare dhjetëra policë të uniformuar me armë të gjata, me maska thuajse ishte një luftë e vogël në Prishtinë, i arrestuan ë mënyrë të tillë që ta mbulojnë skandalin që e krijuan vet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori