LAJMI I FUNDIT:

Votimi fillestar, zviceranët refuzojnë prishjen e marrëveshjes me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve

Votimi fillestar, zviceranët refuzojnë prishjen e marrëveshjes me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve

Votuesit zviceranë e refuzuan referendumin për t’i dhënë fund marrëveshjes me BE-në për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve në vendet e unionit, sugjerojnë parashikimet televizive.

Transmetuesi zviceran SRF, tha se 63 për qind e votuesve e refuzuan prishjen e marrëveshjes, ndërsa 37 për qind votuan pro këtij referendumi.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, votat thuhet se janë ende duke u numëruar dhe rezultatet përfundimtare priten brenda disa orësh.

Zvicra e cila nuk është anëtare e BE-së, aktualisht bashkëpunon me vendet e unionit, në mënyrë që të ketë mundësi të tregtisë së lirë si dhe të punojë me Brukselin në fusha sikurse transporti dhe arsimi.

Ndërkohë, BE-ja iu ka thënë zviceranëve që në rast se zbatohet ky anulim i marrëveshjes atëherë vendi duhet të heqë dorë edhe nga marrëveshjet fitimprurëse. /Telegrafi/