Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se e mbështet një marrëveshje biznisore që do të lejonte aplikacionin TikTok të vazhdojë të operojë në Amerikë, pas paralajmërimeve se do të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez për shkak të shqetësimeve për sigurinë e brendshme.
Ai tha se ka miratuar një propozim-marrëveshje që i mundëson kompanive amerikane Oracle dhe Walmart të mbikëqyrin punën e këtij aplikacioni.
“Unë i kam dhënë marrëveshjes bekimin tim. Nëse ata e bëjnë atë, kjo është e shkëlqyeshme. Nëse nuk e bëjnë këtë, gjithashtu është në rregull”, tha Trump, përcjell Telegrafi.
Trump tha se marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një fond prej 5 miliardë dollarësh për arsimin në SHBA, megjithëse ai nuk tha se cilat kompani do të bën pagesën.
Ai më parë kishte shprehur dëshirën që kompanitë të bënin një pagesë në Thesarin Amerikan, por u befasua kur iu tha që një gjë e tillë do të ishte e paligjshme.
Përfaqësuesit e TikTok thanë se Oracle do të shndërrohet në ofrues të shërbimit të sigurt të kompanisë, duke marrë përgjegjësinë për të monitoruar të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe për të siguruar një sistem të sigurt në përputhje me kërkesat e SHBA-së.
TikTok ka thënë se ka 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë botën.
Po ashtu, TikTok me anë të deklarate konfirmoi se Oracle dhe Walmart së bashku do të mbajnë deri në 20 për qind të aksioneve.
“Si pjesë e këtij propozimi, Oracle do të bëhet ofruesi ynë i besueshëm i teknologjisë, përgjegjës për ruajtjen e të gjitha të dhënave të përdoruesve të SHBA dhe sigurimin e sistemeve kompjuterike të shoqëruara për të siguruar që kërkesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së, janë në përputhje. Ne aktualisht po punojmë me Walmart për një bashkëpunim tregtar. Të dy kompanitë do të marrin pjesë në një raund financimi të TikTok Global para IPO-së në të cilin ata mund të marrin deri në një pjesë kumulative prej 20 për qind në kompani. Ne gjithashtu do të ruajmë dhe të zgjerojë selinë e TikTok Global në SHBA, në ofrimin e 25 mijë vendeve të punës”, njofton kompania.
Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin në gara të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare