LAJMI I FUNDIT:

Infektoi me coronavirus mbi 20 persona, rrezikohet të dënohet me burgim – edhe pse kishte dhimbje në fyt shkoi nëpër ahengje 26-vjeçarja nga Florida

Infektoi me coronavirus mbi 20 persona, rrezikohet të dënohet me burgim – edhe pse kishte dhimbje në fyt shkoi nëpër ahengje 26-vjeçarja nga Florida

Yasmin Adli, 26-vjeçe, e punësuar në ushtrinë amerikane e cila është prekur me COVID-19, ka infektuar 23 persona në Gjermani dhe tani po rrezikohet të dënohet me 10 vite burgim, shkruan Daily Mail.

Në fakt ajo infeksionin e ka bartur tek të tjerët duke vizituar lokalet e ndryshme, pavarësisht se ishte e infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Adli nga Florida, kishte pritur rezultatet pas pushimit në Greqi, megjithatë nuk kishte respektuar vetëizolimin duke shkuar nëpër ahengje në Garmisch-Partenkirchen, edhe pse qysh asokohe kishte dhimbje të mëdha në fyt.


Në mesazhet që i ka siguruar Daily Mail, ajo falënderon kolegët që kishin “shkuar në ahengun “Rona”, duke pranuar se asokohe nuk e kishte ditur që ishte e infektuar me COVID-19.

E ish-kolegu i saj thotë se Yasmin ka punuar në resortin “Edelweiss” para se të konfirmohej me testin e COVID-19 se ka rezultuar pozitive, dhe se atje kishte organizuar konferencë për forcat amerikane lidhur me parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Po i njëjti punonjës thotë se nuk duhet fajësuar vetëm atë por edhe menaxhmentin e hotelit, që ka neglizhuar duke anashkaluar rregullat e karantinimit.

Adli rrezikohet të dënohet me burgim sepse ka infektuar të paktën 23 persona dhe 710 tjerë i janë ekspozuar rrezikut të virusit gjatë ahengut.

Të martën janë regjistruar edhe tre raste të reja të infektimit me COVID-19 tek klientët e rregullt të bareve, që 26-vjeçarja i kishte vizituar.

E resorti për të cilin po flitet, në fakt është qendër rekreative për ushtarët amerikanë “Armed Forces Recreation Center” që e shfrytëzojnë ushtarët amerikanë dhe familjet e tyre.

Më 3 shtator ajo kishte vizituar barin “Peaches” e një ditë me vonë edhe një pab tjetër të quajtur “Garmish”. Në bartin “Peaches” kishte pasur kontakte me shumë persona të cilët i ka përqafuar dhe puthur, e derisa po kthehej në shtëpi kishte filluar të ndjehet keq.

Është interesant se temë e konferencës që ajo e kishte organizuar, ishte pikërisht parandalimi i përhapjes së infeksionit tek ushtarët amerikanë.

Pas kthimit nga Greqia, kishte punuar në hotel ku u ka shërbyer klientëve në kafiterinë e hotelit, duke organizuar edhe konferenca deri në ditën kur e mori rezultatin e COVID-19 që rezultoi pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori