LAJMI I FUNDIT:

Uragani Sally godet pjesën juglindore të SHBA-ve, shkatërron shtëpi rrugë e ura – reshje shiu deri në 150 centimetra

Uragani Sally godet pjesën juglindore të SHBA-ve, shkatërron shtëpi rrugë e ura – reshje shiu deri në 150 centimetra

Reshjet e shiut që janë shkaktuar nga uragani Sally, ka bërë që në pjesën juglindore të SHBA-ve të bie mbi 30 centimetra shi si dhe t’ia merr jetën të paktën një personi, duke bërë që të shemben urat dhe rrugët e qindra shtëpi të mbesin pa energji elektrike.

Sally ka shkaktuar vërshime në Alabama, Georgia, e tani është nisur në drejtim të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut, transmeton Telegrafi.

Jay McKenlis, 64-vjeç, bashkëpronar i një zyre për pasuri të paluajtshme në Florida, ka tentuar të shpëtojë disa gjësende më vlerë përfshirë edhe fotografitë e fëmijëve, kur uragani ia shkuli kulmin e shtëpisë dhe ia hodhi në rrugë.


“Kemi pritur uraganin, por jo një goditje kaq të drejtpërdrejtë. Kemi menduar se do të vie të nesërmen e jo të na zë brenda”, ka shtuar ai.

Uragani Sally ka goditur Alabamën me erëra të forta që frynin me 170 kilometra në orë, duke ia marrë jetën një personi si dhe është raportuar se një tjetër po konsiderohet i zhdukur.

Në disa rajone ka pasur të reshura të shiut deri në 60 centimetra thellësi, derisa Pensacola në Florida ka përjetuar vërshimet që arrijnë deri në 150 centimetra.

E si rezultat i kësaj janë shkatërruar urat dhe është kufizuar lëvizja me vetura. Gjithashtu rreth 433 mijë shtëpi dhe objekte afariste kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, Georgia dhe Florida. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori