LAJMI I FUNDIT:

Biden do ta telefonojë Netanyahun – a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun – a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Bëhet e ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të zhvillojë një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar rreth ofensivës së mundshme tokësore në Rafah, ka njoftuar një zyrtar amerikan.

“Ne do të flasim për operacionet e IDF-së. Ne ia kemi bërë të qarta qeverisë izraelite pikëpamjet tona për një pushtim në Rafah, andaj presidenti do të diskutojë sot me kryeministrin”, tha zyrtari.


“Ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve është mënyra më e mirë për të shpëtuar jetën e tyre dhe për të shmangur një pushtim në Rafah, ku janë të strehuar më shumë se një milion njerëz. Bisedimet vazhdojnë”, shtoi ai.

Se Biden dhe Netanyahu do të diskutojnë rreth operacioneve izraelite e ka konfirmuar edhe një zyrtar i Izraelit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”
Lexo po ashtu IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

Ndryshe, së fundmi Izraeli ka urdhëruar evakuimin e civilëve në Rafah, ku së shpejti thuhet të nisë ofensiva.

Siç raportohet, rreth 100 mijë civilëve u është thënë se duhet të largohen nga vendi.

Ata do të dërgohen “në zona më të sigurta” humanitare, ndërsa nuk janë dhënë detaje për “operacionin e kufizuar” të Netanyahut në Rafah.

Por, SHBA-ja ka paralajmëruar pasoja për Izraelin nëse ai ecën përpara me operacionin pa një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve. /Telegrafi/