Volodymyr Zelenskyy tha se është marrë një vendim që 30,000 deri në 50,000 trupa të Koresë së Veriut të vendosen në territorin rus.

Në një intervistë me median ukrainase United News, ai tha se Koreja e Veriut po e “studion këtë luftë” dhe mund të përbëjë një kërcënim për vendet e tjera aziatike sepse do të “fitojë përvojë në luftën moderne nën Rusinë”.


Presidenti ukrainas delaroi se koreano-veriorët u futën në luftë me qindra, pastaj me mijëra, dhe ky "vendim" do t'i bëjë ata dhjetëra mijëra.

"Ne kemi gjetur tashmë raketa të Koresë së Veriut në territorin e Ukrainës. Sot, ky është tashmë një fakt i vërtetuar", tha Zelensky.

"Është absolutisht e qartë se Koreja e Veriut do të vazhdojë të ndërtojë përvojën e saj në luftën moderne, të marrë licenca nga Rusia dhe të marrë të gjitha llojet e mjeteve ushtarake prej tyre. Ne e kuptojmë këtë shumë qartë", shtoi ai.

Si rezultat, Zelensky i bëri thirrje Koresë së Jugut të ketë “bashkëpunim më të ngushtë” me Ukrainën, duke përfshirë një shkëmbim të sistemeve të mbrojtjes ajrore për një marrëveshje për dronë.