LAJMI I FUNDIT:

Tenton të vetëvritet me barna një femër në Prizren, pasi mbeti shtatzënë me të fejuarin

Tenton të vetëvritet me barna një femër në Prizren, pasi mbeti shtatzënë me të fejuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:20 në Prizren.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar te barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se e njëjta kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin e saj të dyshuarit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/