LAJMI I FUNDIT:

Një në shtatë vullnetarë që kanë marr vaksinën ruse kundër COVID-19 raportojnë se kanë pasur efekte anësore

Një në shtatë vullnetarë që kanë marr vaksinën ruse kundër COVID-19 raportojnë se kanë pasur efekte anësore

Një në shtatë vullnetarë janë ankuar për efekte anësore, përfshirë lodhje dhe dhimbje muskulore pas marrjes së vaksinës ruse kundër COVID-19.

Kështu thotë ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, duke shtuar se janë paraqitur më shumë se 40 mijë vullnetarë për ta marr vaksinën.


Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës.

“Përafërsisht 14 për qind e tyre [që e marrin vaksinën] kanë shfaqur efekte anësore, si plogështi, dhimbje muskulore dhe rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit”, tha Murashko.

Sondazhet publike kanë thënë se gati gjysma e rusëve nuk planifikojnë të marrin në asnjë moment vaksinën kundër COVID-19.

Videoja e 'vajzës' së Putinit duke marrë vaksinën kundër COVID-19 del të jetë mashtrim, është realizuar para disa muajsh
Lexo po ashtu Videoja e 'vajzës' së Putinit duke marrë vaksinën kundër COVID-19 del të jetë mashtrim, është realizuar para disa muajsh

Theksojmë se disa prej ekspertëve botëror janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re ruse, pasi sipas tyre nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori