LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tmerrshme afër një dyqani bastesh në Novi Sad: Një burrë rreh një tjetër derisa i bie të fikët, pastaj ia thyen edhe krahët

Pamje të tmerrshme afër një dyqani bastesh në Novi Sad: Një burrë rreh një tjetër derisa i bie të fikët, pastaj ia thyen edhe krahët

Disa pamje të tmerrshme janë shfaqur në rrjetet sociale, të cilat sipas përshkrimit tregojnë një ngjarje të ndodhur afër një dyqani bastesh në Novi Sad.

Sipas përshkrimit të videos, përcjell Telegrafi, një burrë rreh brutalisht një burrë tjetër, dhe më pas, ndërsa qëndron i pavetëdijshëm në tokë, ai i thyen edhe krahët.


Kreu i Administratës së Policisë në Novi Sad, Milorad Shushnjiq, thotë se policia identifikoi një burrë kur dyshohet se rrahu një të ri 28-vjeçar në rrugën Jevrejska në Novi Sad dhe me atë rast i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Dhe mediumi N1 zbulon se shtetasi i Malit të Zi, Ivan Kontiq, është një person i kërkuar nga policia, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi duke kërkuar intensivisht IK (30), për shkak të dyshimit se ai e goditi 28-vjeçarin disa herë në kokë dhe trup, si rezultat i së cilës ai humbi ndjenjat, dhe pastaj theu të dy parakrahët e palës së dëmtuar. Po punojmë për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit”, citohet të ketë thënë policia në një deklaratë.

Siç zbulon N1, viktima ishte gjithashtu e përfshirë në sigurimin e atyre objekteve dhe motivi i rrahjes dyshohej se ishin marrëdhënie të pazgjidhura biznesi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori