Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi ka publikuar një video që shfaq dy pengje që po mbahen në Gazë.
Në videon e re, Omri Miran thotë se po mbahet peng prej 202 ditësh së bashku me Keith Siegel, transmeton Telegrafi.
Që të dy ishin marrë rob nga Hamasi me fillimin e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit.
Pas shfaqjes së video, familjarët e tyre thonë se kjo i motivon që ata të luftojnë për rikthimin e tyre në shtëpi.
Gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë izraelite që të arrijnë një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve.
Së fundmi është raportuar se Egjipt ka dërguar një delegacion në Izrael, për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































