LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: 11 rekordet e këtij sezoni të superyllit 35 vjeçar

Cristiano Ronaldo (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, ndërkohë që po thyen rekorde në nivel klubi dhe në nivel të përfaqësueses.

Superylli portugez kaloi shifrën prej 100 golash me kombëtaren e tij kur i shënoi dy herë Suedisë në Ligën e Kombeve.

Ndërkaq, ai pati një sezon të mrekullueshëm me Juventusin në aspektin individual duke i ndihmuar skuadrës që ta fitonte titullin e nëntë radhazi në Serie A.


Planet Football ka bërë listën prej 11 rekordeve dhe statistikave fantastike të Ronaldos gjatë sezonin 2019/2020, duke i përfshirë edhe kontributet e tij për Portugalinë.

Krenaria kombëtare

(Foto: Linnea Rheborg/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo shënoi golin numër 100 dhe 101 për Portugalinë në fitoren ndaj Suedisë. Ai është bërë futbollisti i parë evropian që shënon aq gola për një ekip përfaqësues.

Në kërkim për t’u bërë i pari në histori

(Foto: Linnea Rheborg/Getty Images/Guliver)

Portugezi është vetëm nëntë gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve. Përpara tij ndodhet iraniani Ali Daei – i cili kishte realizuar 109 gola në 149 ndeshje.

Dyfish më shumë se legjendat

Thierry Henry (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

35-vjeçari ka realizuar sa golashënuesi më i mirë i Francës dhe golashënuesi më i mirë i Holandës së bashku. Thierry Henry ka shënuar 51 gola për Les Bleus, kurse Robin van Persie e ka gjetur 50 herë rrjetën për Tulipanët.

Vendi i dytë dhe i tretë së bashku janë prapa tij

Eusebio da Silva Ferreira (Foto: Central Press/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Ronaldo ka shënuar 13 gola më shumë se golashënuesi i dytë dhe i tretë i Portugalisë së bashku. Pauleta ka realizuar 47 gola në 88 ndeshje për kombëtaren, kurse legjenda Eusebio ka realizuar 41 gola në 64 paraqitje.

Mosha vetëm një numër

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Për ta dëshmuar tutje se mosha për të është vetëm numër, 49 golat e Cristianos për Portugalinë janë shënuar në 47 ndeshjet e tij të fundit. Ai ka shënuar nga dy gola në 24 ndeshje, një tjetër statistikë e paarritshme.

CR700

(Foto: Instagram/cristiano)

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Ronaldo kaloi shifrën prej 700 golave në karrierë. Pele, Romario, Gerd Muller, Josef Bican, Ferenc Puskas dhe së fundmi Lionel Messi – janë emrat që e kanë arritur këtë shifër.

Rekordi 94 vjeçar te Juve

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Në muajin e kaluar ai theu një rekord 94 vjeçar te Juventusi me dy golat e shënuar kundër Lyonit. Superylli i Zonjës së Vjetër regjistroi 37 gola brenda një sezoni, shifër që nuk ishte arritur që nga sezoni 1925/1926, kur Ferenc Hirzer kishte shënuar 35 gola.

Rekordi evropian

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ronaldo theu një tjetër rekord 72 vjeçar kur u bë lojtari më i moshuar (35 vjet e 166 ditë) që shënonte më shumë se 30 gola në top-pesë ligat evropian. Sulmuesi i dikurshëm i Arsenalit, Ronnie Rooke, kishte realizuar 33 gola gjatë sezonit 1947/1948.

Në numra është gjithmonë i pari

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Asnjë futbollist tjetër nuk i ka shënuar më shpejt se Cristiano 50 gola në Serie A. Këtë statistikë, ai e arriti në ndeshjen e tij të 61-të me Juventusin. Prapa tij ndodhet legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, të cilit i ishin dashur shtatë ndeshje më shumë.

I vetmi në tri ligat e mëdha

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ronaldo është bërë futbollisti i parë që ka shënuar më shumë se 50 gola në elitat e futbollit në Angli, Spanjë dhe Itali. Ai i ka shënuar 84 gola në Ligën Premier (me Manchester Unitedin), 311 gola në La Liga (me Real Madridin) dhe 52 gola në Serie A (me Juventusin).

Numra dyshifrorë për 15 vjet radhazi

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Asnjë futbollist në top-pesë ligat evropiane nuk ka arritur të regjistrojë gola dyshifrorë në 15 sezone radhazi. Ky rrugëtim ka nisur që nga sezoni 2005/2006 kur kishte shënuar 12 gola për Manchester Unitedin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori