Phil Foden dhe Mason Greenwood janë bërë kryetemë në mediat britanike për shkak të skandalit që ka ndodhur gjatë qëndrimit në Islandë, ku i kishin shkelur rregullat për COVID-19 dhe për këtë arsye do të mungojnë disa ndeshje për Anglinë.
Dy futbollistët janë kthyer në shtëpi të turpëruar, si edhe janë gjobitur me nga 1.500 euro nga policia islandeze. Në ndërkohë, janë bërë publike identitetet e dy femrave që ishin në hotel me lojtarë dhe ato janë prononcuar për mediat.
Njëra nga vajzat, modelja Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, ka thënë se kishte qenë në kontakt me Greenwood para udhëtimit të tij në Islandë.
20-vjeçarja dhe kushërira e saj 19 vjeçare, Lara Clausen, e kanë vizituar hotelin të dielën mbrëma.
https://www.instagram.com/p/CClxMbagP_5/
“Jemi njoftuar në internet. Kam biseduar me Mason disa ditë para se të vinin në Islandë. Ata e dinin se duhej të karantinoheshin, por ne menduam se meqë duhej të luanin në Islandë, ata ishin testuar me parë dhe ishte në rregull”, ka thënë Nadia për The Mail.
“Nuk kemi folur me ata që atëherë. Nuk duam t’i pengojmë, sepse po kalojnë nëpër shumë vështirësi aktualisht. As ata nuk na kanë kontaktuar”.
“Natyrisht që patëm një natë të mirë. Ishim ne të katër që po kalonim kohë bashkë dhe njiheshim me njëri-tjetrin. Ata ishin djem të mirë. Shumë, shumë të mirë”, ka shtuar ajo.
https://www.instagram.com/p/CDrLFjXAi4W/
Ndërsa Lara ka shtuar: “Ishin thjesht të rinj. Të gjithë ishim të rinj dhe naivë dhe të gjithë bëjmë gabime. Na trajtuan shumë mirë. Ishin shumë xhentëlmenë. Djem shumë të këndshëm”.
Dy vajzat kanë publikuar fotografi të lojtarëve në profilet e tyre në Snapchat, ndërsa ato janë shpërndarë nga mediat lokale në Islandë.
Foden i ka kërkuar falje trajnerit Gareth Southgate, bashkëlojtarëve, stafit, tifozëve, klubit dhe familjes së tij për veprimet e pamatura. Ndërsa Greenwood e kishte çaktivizuar llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale