LAJMI I FUNDIT:

Shkelën rregullat për COVID-19 duke futur në hotel dy femra, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi

Shkelën rregullat për COVID-19 duke futur në hotel dy femra, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi
(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/The Sun/Snapchat)

Futbollistët anglezë, Phil Foden dhe Mason Greenwood, do të mungojnë në katër ndeshjet e ardhshme me kombëtaren, pasi janë kthyer në shtëpi të turpëruar.

Lojtarët e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, respektivisht, janë përjashtuar nga skuadra e Gareth Southgate për ndeshjen e të martës ndaj Danimarkës dhe janë dërguar në shtëpi.


Dy lojtarët i kanë shkelur rregullat për mbrojtje nga COVID-19 duke u takuar me dy femra në hotelin e skuadrës në Islandë të dielën mbrëma.

Screenshot/The Sun/Snapchat)

Dyshja ‘naive’ që një ditë më parë kishin debutuar në Reikjavik janë gjobitur edhe me nga 1.500 euro nga policia islandeze. Federata Angleze e Futbollit ka nisur një hetim dhe u ka kërkuar falje autoriteteve në Islandë.

Sipas The Sun, pos që do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Kopenhaga, Foden dhe Greenwood nuk do të paraqiten edhe në tri ndeshjet tjera në muajin e ardhshëm.

Pakujdesia e tyre dhe shkelja e rregullave gjatë argëtimet me dy femrat janë shndërruar në sensacion në mediat britanike, ndërsa dy lojtarët i kanë vënë në rrezik shanset e tyre për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori