LAJMI I FUNDIT:

Haliti kritik për takimin në SHBA: Marrëveshje nuk bëhet me delegacion të madh

Haliti kritik për takimin në SHBA: Marrëveshje nuk bëhet me delegacion të madh

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se marrëveshjet nënshkruhen nga dy veta.

Haliti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është e thënë që në dialog të shkohet me një delegacion të madh.


“Marrëveshje më një delegacion të madh nuk mund të bëhet. Besoj se ekspertët e kanë bërë deri më tani punën e tyre. Atje shkohet të zgjidhen problemet kur mendimi është i pjekur”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se ka disa marrëveshje si ajo e CEFTA-s që Serbia ka vite që nuk i respekton ndërsa Kosova po.

Haliti thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta garantojë marrëveshjen pasi sipas tij një gjë të tillë ia ka obliguar edhe Kushtetuta.

Anëtari i Kryesisë së PDK ka thënë se refuzimi i kësaj partie për të shkuar në SHBA nuk lidhet me mungesën e Presidentit Thaçi.

“Edhe herën e parë kur dështoi takimi në Uashington, kryeministri do të drejtonte delegacionin”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/