LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina futet në garë, gati oferta për transferimin e Muriqit

Fiorentina futet në garë, gati oferta për transferimin e Muriqit

E ardhmja e Vedat Muriqit vazhdon të jetë ende e paqartë.

Sulmuesi nga Kosova po kërkohet me ngulm nga Lazio, madje skuadra italiane ka bërë edhe një ofertë zyrtare për të.


Biancocelestët kanë ofruar 16 milionë euro plus dy milionë të tjera bonuse, por kjo ofertë është refuzuar nga Fenerbahce.

Skuadra nga Stambolli i ka bërë të qartë Lazios se për ta lënë të lirë Muriqin duhet të vije oferta fikse prej 20 milionë eurove.

Por Lazio duhet të ketë kujdes, pasi Muriqin mund t’ia marrë nga dora rivali i Serie A, Fiorentina.

Mediat italiane kanë raportuar se Fiorentina është duke u përgatitur të dërgojë ofertë prej 20 milionë euro te Fenerbahce.

‘Viola’ është duke kërkuar një sulmues qendre për edicionin e ri dhe Muriqi shihet si ideali për numrin nëntë.

Sky Sports raporton se drejtuesit e Fiorentinës kanë nisur kontaktet e para me Fenerbahcen dhe gjatë javës së ardhshme pritet një takim mes tyre në Stamboll.

Gjithsesi në garë për prizrenasin janë edhe skuadra tjera si WBA, Leicester City e Brighton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori