LAJMI I FUNDIT:

Vidali preferon transferimin te Juventusi më shumë se te Interi

Vidali preferon transferimin te Juventusi më shumë se te Interi

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal dëshiron një rikthim në Itali, por do të preferonte Juventusin para Interit të Antonio Contes.

33-vjeçari është një nga lojtarët në treg këtë verë dhe, pasi kontrata e tij zgjat vetëm deri në qershor 2021, është në negociata për të zgjidhur kontratën e tij më herët me pëlqimin e ndërsjellë.

Conte nuk e fshehu dëshirën e tij për të nënshkruar me përfaqësuesin e Kilit sezonin e kaluar dhe besohet se arsyeja që Interi u tërhoq nga marrëveshja për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali, ishte se ai preferoi Vidal.


Sidoqoftë, gazeta kiliane La Cuarta pretendon se ata folën me një anëtar të përfaqësuesve të Vidalit dhe ai u tha atyre që lojtari është më i tunduar nga Juventusi sesa Interi.

Jo vetëm që do të ishte një kthim në Torino, por ai do të punonte me ish-shokun e skuadrës Andrea Pirlo, i cili tani është trajneri i Bianconerëve.

Vidal do të kishte gjithashtu shansin për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon dhe beson se ai ka një shans më të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve te Juve sesa te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Parashikimi i trajnerit të Brazilit për Botërorin 2026 ka nxitur debat

Parashikimi i trajnerit të Brazilit për Botërorin 2026 ka nxitur debat

Përfaqësueset
Kalo në kategori